Në mungesë të deputetëve ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve, raporton Ekonomia Online.
Prej orës ishin ftuar që të raportojnë Muhamet Malësiu, drejtor i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave dhe Gani Berisha dhe drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.
Deputeti i LDK-së, iniciues i Komisionit, Haxhi Avdyli, ka propozuar që mbledhja të shtyhet për të hënën e ardhshme.
“Kjo mbledhje shtyhet për të hënën e ardhshme. Propozoj që kohën dhe orën ta vendosim bashkërisht. Për të premten informoj që do të raportoj Arban Abrashi dhe drejtoreshën ë institutit meteorologjik”.
Edhe raportimi i kryetarit të Deçanit, Bashkim Remosja është shtyrë për të hënën.