Mungon Drita Millaku, shtyhet seanca ndaj Sveçlës dhe deputetëve tjerë të VV-së

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 09:38 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca gjyqësore ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetëve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, në rastin ku ata akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, është shtyrë për të dytën herë brenda javës. Të premten seanca është shtyrë pasi ka munguar e akuzuara, deputetja Drita Millaku, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e sotme, prezentë përpos Sveçlës ishin edhe Fitore Pacolli dhe Salih Zyba.  

Të mërkurën e kësaj jave seanca ishte shtyrë pasi kishte munguar deputetja Fitore Pacolli.

Ata akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e radhës është caktuar më 26 mars nga ora 10:00.

Ata akuzohen për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, si dhe për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Aktakuza ndaj tyre është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 korrik të 2019-s.

Të ngjashme