Municion në stallë të bagëtive, kapen 374 fishekë në Zubin Potok

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Bubë të komunës së Zubin Potokut janë gjetur dhe sekuestruar 374 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, municioni është gjetur pasditen e së martës në një stallë të bagëtive.

Me vendim të prokurorit, rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore për armëmbajtje pa leje.

Të ngjashme