Munishi: “Ka rënë entuziazmi te Kombëtarja, ma çojke mallin si lojë e ligës së Kosovës pa ambicie, 200 vetë ishin në stadium”

Prishtinë | 12 Shk 2024 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Ismet Munishi ka folur gjerë e gjatë për Kombëtaren e Kosovës mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Analisti i emisionit e shprehu dëshpërimin e tij me rënien e entuziazmit tek Kombëtarja dhe tha se është e dhimbshme kur e sheh stadiumin “Fadil Vokrri” me aq pak shikues, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas tij, Kosovës i nevojitet një trajner që do ta rikthejë entuziazmin dhe në këtë mënyrë, Verdhekaltrit të mund të jenë konkurrues në kualifikime.

“Trajneri do të thotë shumë në këtë sport, trajneri i ka çelësat e suksesit. Trajneri është ai që e mban disiplinën, që e krijon klimën në skuadër, që e fut entuziazmin, që e bën një garë fer mes futbollistëve. Nëse gara mes lojtarëve nuk është fer, nuk do të jetë fer as përballja me kundërshtarët. Domethënë shkon prej hiles në hile.”

“Ne nuk është se na kanë mbushur syrin trajnerët që i ka pasur Kosova, duhet pasur shumë kujdes në përzgjedhje sepse me një trajner të mirë, me një klimë të mirë të krijuar, unë besoj se ne të paktën do të garojmë deri në fund për kualifikim, edhe ajo është me rëndësi. Është me rëndësi që stadiumi “Fadil Vokrri” të jetë i stërmbushur, ma çojke mallin si lojë e ligës së Kosovës pa ambicie, 200 vetë ishin në stadium.”

“Të gjithë atë entuziazëm që e kemi pasur, me shym në këtë formë… edhe pse shymet kjo? Ne e kemi parë selektorin e fundit se çfarë deklarata ka dhënë. Nuk ka qenë aspak serioze. Ne e kemi marrë një selektor që lojtarët e ekipit U-21 të Sllovenisë kanë bërë peticion për ta larguar, s’di a e di këtë menaxheri.”

Të ngjashme