Një mural në kujtim të Astrit Deharit është realizuar në rrugën “Rexhep Luci”, në qendër të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Murali është punuar nga artistja, Fitore Bereisha. Punimi i tij është realizuar vetëm dy ditë pasi raporti i Institutit të Zvicrës, ngriti dyshime për vdekjen e Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Në mural qytetarët kanë mundësi të shkruajnë kujtimet për Deharin.
Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit, ku po akuzohej si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.
LEXONI EDHE: