Murati premton mbështetje për MSh-në: 1 për qind e popullatës totale po vaksinohet brenda ditës

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 18:25 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës duke premtuar mbështeje financiare për MSh-në, ka thënë se 1 për qind e popullatës totale po vaksinohet brenda ditës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai është shprehur se vaksinimi do të marrë pak kohë, megjithse ka kërkuar nga të pavaksinuarit që të kenë kujdes derisa të marrin vaksinën.

“Vaksinat tashmë i kemi, nuk ka nevojë për pasiguri, vaksinat janë, vetëm se në tempon që po shkon që është prej më të shpejtave, më tepër se 1 për qind e popullatës totale po vaksinohet brenda ditës, normalisht që do të marrë pak kohë”

“Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve i qëndrojmë prapa dhe mbështesim çdo vendim të MSH sa i përket masave kufizuese për të ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe po ashtu mbështesim financiarisht çdo vendim të Ministrisë së Shëndetësisë qoftë për ë shtuar stafin shëndetësorë, apo mbështetje tjera financiare”, ka thënë ai.

Kurse Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhim të stafit shëndetësor shtesë për nevoja të menaxhimit të pandemisë.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se për këtë angazhim do të ndahen mbi 3 milionë euro të cilat do të alokohen në dy faza.

“Kemi sjellë propozim vendimin për të ndarë 3 milionë e 192 mijë e 854 euro për të mbuluar kostot e këtij angazhimi të përkohshëm. Mjetet sigurohen nga instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19 që është kredi e ratifikuar tashmë në Kuvend. Shuma alokohen në dy faza, për fazën e parë alokohen 1 milion e 596 mijë e 427 euro, kurse për fazën e dytë mund të bëhet me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë që të alokohet shuma shtesë nëse është e nevojshme”, ka thënë Murati.

Të ngjashme