Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar se po merret me fushatë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, në vend se të sqarojë pse LDK-ja nuk e votoi buxhetin e Prishtinës për vitin 2025.
Murati tha se mosvotimi i buxhetit të Prishtinës, por edhe i buxhetit të RTK-së dhe të shtetit për vitin 2026, rrezikon pagat, pensionet dhe shërbime të tjera esenciale.
Postimi i plotë:
Dhe ja, në vend se të përgjigjet pse nuk e votoi buxhetin e Prishtinës për vitin 2025, Lumir Abdixhiku qenka marrë me fushatë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo veç çka e vërteton atë që e thash, se këta fare nuk e kanë hallin te qytetari, përndryshe do ta kishin votuar buxhetin jo veç të Prishtinës por edhe të RTK-së e të shtetit për vitin 2026 e nuk do të kishin rrezikuar pagat, pensionet, e shumë shërbime tjera esenciale.
E turpshme Lumir!