Në komisionin hetimor për privatizimin janë përplasur deputeti i VV-së Hekuran Murati dhe i nga PDK-së, Sejdi Hoxha, raporton Ekonomia Online.
Kjo erdhi pas pyetjes së Muratit ndaj ish-ministrit Besim Beqaj se çka nënkupton për të tregu i lirë?
Pas kësaj reagoi Hoxha ku tha se nuk mund të kërkohet definicion shkencorë çka është tregu i lirë, këtë e quajti injorancë.
“Nuk jam dakord sepse dëshmitari e përmendi tregun e lirë ku të gjithë e dinë çka është tregu i lirë, dhe për mua kjo është injorancë”, tha Hoxha.
Murati tha se nëse tregu është vendin ku takohen shitësi dhe blerësi si mund të quajmë treg ku takohet vetëm shitësi.
Ish-ministri Beqaj iu përgjigj ashpër Muratit duke i thënë se ata që nuk e dinë çka është tregu i lirë mund të vinë në fakultet ku ligjëron për të mësuar.
“Të gjithë ata që nuk e dinë çka është tregu u lirë mund të vinë në fakultet”.