Murati: Komuna e Prishtinës ka hyrë në obligime pa mbulesë, betejë politike e LDK-së në kurriz të qytetarëve

Prishtinë | 24 Nën 2025 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati theksoi se mosmiratimi i buxhetit komunal dhe zhvillimet politike që pasuan, përfshirë shpërndarjen e Kuvendit, kanë krijuar një situatë ku Prishtina po funksionon me vetëm 1/12 e buxhetit mujor, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, LDK-ja po zhvillon një betejë politike për të fajësuar qeverinë, duke përmendur edhe kërkesën e komunës drejtuar Thesarit për fondet e muajit, dërguar të premten në ora 13:08.

“Unë kam takuar edhe përfaqësuesit e sindikatave që ishin në protestë, ajo çfarë kam sqaruar ka qenë që kemi dy probleme, problemi i parë është transporti publik, është problem i vet shkaktuar kjo do të ndodhte edhe po të kishte buxhet të miratuar, sepse ka pasur vendime elektorale për të larguar shumicën e kategorive të qytetarëve, kjo ka pasur vendime elektorale për të larguar nga pagesat shumicën e kategorive të qytetarë, të mos paguajë biletat, barrën e ka marrë komuna e Prishtinës në një kohë kur nuk ka pasur buxhet të miratuar pra kryetari i Prishtinës për shkak të vendime elektorale e ka futur komunën në obligime pa mbulesë. Kjo e ka rrit obligimin financiar, në një situatë ku komuna nuk ka pasur buxhet të miratuar por ka operuar në situatë emergjente në 1/12 të buxhetit”.

“Me mos vendimin e buxhetit pasoj edhe mos votimi i qeverisë së re dhe pasoj dekretimi i presidentes për shpërndarjen e kuvendit, e cila ua dha edhe një shanc partive politike. Një gjë e tillë ishte refuzuar nga këto parti, kjo është problemi i dytë. Është thënë shkurt një betejë politike që Lumir Abdixhiku me LDK-në kanë vendosur ta bëjnë me qytetarët e Prishtinës. se kjo po bëhet me agjendë politike e dëshmon të premten me kërkesën e tyre, të premten në ora 13:08 thesari i Kosovës ka pranuar nga komuna e Prishtinës, kërkesën për 1/12 të buxhetit komunal. Kemi të bëjmë me betejë politike për të fajësuar qeverinë. Komuna e Prishtinë ka hyrë në obligime pa mbulesë”, ka theksur Murati.

Të ngjashme