Ministri i Financave, Hekuran Murati, në vizitën e tij zyrtare në Luksemburg, ka takuar homologen e tij, Yuriku Backes.
Ai atje ka folur për situatën aktuale në Kosovë dhe normalizimin e saj pas pandemisë, duke theksuar se objektiv kryesor i Ministrisë mbeten projektet zhvillimore dhe përmirësimi i ambientit të biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, njofton Klan Kosova.
Murati përmes Backes ftoi bizneset e Luksemburgut të shqyrtojnë mundësitë për investime në Kosovë, ku edhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Odën e Biznesit në
Gjithashtu, ai falënderoi atë për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Luksemburgut në rrugën e Kosovës drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
Siç njofton Ministria, në takim u diskutua edhe rreth Fondit Sovran, i cili synon të ndihmojë krijimin e një ekonomie të qëndrueshme të bazuar në barazi sociale. Marrë parasysh që Luksemburgu ka një përvojë mjaft të suksesshme në këtë fushë, palët u pajtuan në ndarjen e praktikave më të mira lidhur me Fondin Sovran.
Së fundmi, të dy palët ishin të një qëndrimi që të thellohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve partnere në fushën e investimeve të huaja direkte dhe shkëmbimeve tregtare.