Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se partitë opozitare mbajnë përgjegjësinë për mosmiratimin e buxhetit të Prishtinës dhe për bllokimin e mjeteve për RTK-në, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media, ai tha se Lëvizja Vetëvendosje kishte thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të votuar buxhetin, por partitë e tjera nuk morën pjesë.
Murati theksoi se qeveria, pavarësisht vullnetit, ka tentuar të ndihmojë përmes një huadhënieje në formë overdrafti, por pa votat e nevojshme nga Kuvendi nuk ka qenë e mundur të procedohet.
“pytje me vend, sepse me të vërtetë është situatë e vështirë që të gjithë ato familje nuk marrin pagat për punën që kanë kryer. Megjithatë ne përkundër vullnetit që kemi, kemi alokuar një hua dhënie në ovërdraft. Megjithatë e pamë situatën që refuzuan ne ishim të gatshëm që të votojmë për komisionin por votat tona ishin të pamjaftueshëm, kemi ardhur deri në situatën ku kuvendi ka refuzuar ta kryej detyrën e vet dhe për me tepër ka refuzuar deri në fund deri në shpërndarje dhe rrjedhimisht të alokohen mjetet për RTK. Ne po mundohemi të bëjmë zgjedhje, të ishe vetëm RTK do të ishte më e lehtë por kemi edhe KQZ-në kemi edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme që nuk i kemi të buxhetoruara. Vështirësohet tepër gjetja e një zgjidhje për RTK, megjithatë jemi duke provuar të gjejmë një zgjidhje, do të ishte e udhës llogari ti kërkohet edhe nga partitë e tjera. Kërkoni llogari partive të tjera për refuzimin për akolimin e buxhetit tash kjo është emergjenca pastaj për zgjidhje afatgjatë ka qenë problem shumë vjeçare, për më tepër nuk është çështje e qeverisë”, ka theksur ai.
