Murati për vlerën e koeficientit: Vitin e ardhshëm do të jetë 110 euro

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 10:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka bërë të ditur vlerën e koeficientit të pagave. E në lidhje me këtë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se vlera e koeficientit këtë vit do të jetë 105 euro, ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm planifikohet të jetë 110 euro, raporton Ekonomia Online.

Murati tha se për çdo vit do të shqyrtohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficienteve sipas atyre mundësive.

“Vlera e koeficientit për këtë vit është 105. Ndërsa në janar të vitit 2024 sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave ai do të jetë 110. Me këtë ndryshim plotësim të Ligjit të Buxhetit i hapet rrugë sistemit të ri të pagave në Republikën e Kosovës prej këtij muaji. Me këtë sistem të ri dhe këto vlera të kompensimeve, ne kemi synuar dhe mbërritur disa objektiva bazë: barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetjes solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë. E reja e këtij sistemi përveç vlerave në klasifikimin e kategorive tek zyrtarët publikë, është se për çdo vit do të shqyrtohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficienteve sipas atyre mundësive. Pas kësaj nuk do të ketë më stagnim të pagave për zyrtarët pafundësisht”, tha ai.

Të ngjashme