Murati: Prokuroria të veprojë, është sharë dhe kërcënuar Bislimi

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 11:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ishte dëshmitar i kërcënimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Kuvendin e Kosovës të enjten.

Murati, para deputetëve, tha se kërcënuesi është shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Ai i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që ta trajtojë rastin.

“Pak minuta më parë isha edhe unë dëshmitar, pas mbylljes së mikrofonit, nga ulësja e tij, Abelard Thairi kërcënoi dhe shau zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ftoj prokurorinë që të trajtojë kërcënimin e një personi që ka mbajtur armë shurdhuese për shumë vite”, tha ai.

Të ngjashme