Murati: Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti shënon rritje për 4.8%

Prishtinë | 29 Mar 2024 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se qarkullimi i biznese për muajin janar dhe shkurt të këtij krahasuar me vitin e kaluar ka shënuar rritje për 4.8%.

Murati theksoi se këto të dhëna janë të deklaruar në ATK, ndërsa tha se çdo pretendim tjetër është për keqinformim.

“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje. Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK. Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar Murati.

Të ngjashme