Për herë të tretë kreu i vendit Hashim Thaçi i është drejtuar me ftesë liderit të VV-së, Albin Kurti për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re.
Thaçi të premten i kishte dërguar dy ftesa kandidatit për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, por ky i fundit nuk iu është përgjigjur ftesave me arsyetimin se ndodhet jashtë vendit.
Njohësi i çështjeve politikës Artan Murati i tha Ekonomia Online se Kushtetuta e vendit është e qartë sa i përket procedurave dhe afateve për formimin e Qeverisë.
Prandaj sipas tij, ftesat e Thaçit janë të ligjshme dhe nuk ka nevojë për vonesa e as për interpretime.
“Kushtetuta e Kosovës është e qartë në këtë aspekt dhe duhet të ekzistojë një konsultim mes presidentit dhe fituesit të zgjedhjeve në këtë rast Albin Kurtit dhe normalisht kjo është një procedurë standarde ku presidenti e mandaton fituesin e zgjedhjeve ose kandidatin për kryeministër nga subjekti fitues dhe konsideroj që kjo është ligjërisht e qartë dhe nuk ka nevojë as për vonesa dhe as për interpretime më të nevojshme”.
“Konsideroj që duhet sa më parë të merret edhe formalisht edhe nominimi nga Kurti për si kryeministër potencial i vendit dhe më pas të vazhdoj afati kushtetues për 15 ditësh për të paraqitur edhe propozimin për kabinetin e ri qeveritar”, tha Murat
Ai ka sqaruar se mbas marrjes së mandatit nga Presidenti i vendit i nominuari për Kryeministër ka një afat prej 15 ditësh për të paraqitur para Kuvendit kabinetin qeveritar.
“Ajo çka ka qenë problematike sa i përket afateve kohore kanë qenë pikërisht mungesa e afateve kohore sa i përket konstituimeve të kuvendit mirëpo tani mbase kuvendin e kemi të konstituuar ekzistojnë afate ligjore për krijimin e qeverisë pra në momentin e marrjes së mandatit nga Presidenti i vendit i nominuari i parë për Kryeministër ka 15 ditë afat siç është e paraparë me kushtetutën e republikës së Kosovës për të paraqitur para kuvendit kabinetin qeveritar i cili pastaj duhet të votohet me shumicën e votave nga ana e deputetëve.
Po sipas tij, nëse here e pare dështon atëherë Presidenti mund ta mandatojë një person të dytë me procedure të njëjtë, e kua janë afat 10 ditë kohë për të votuar kabinetin.
Por edhe nëse kjo dështon sërish atëherë brenda 45 ditësh vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja, raporton EO.
“Nëse në herën e parë dështon një gjë e tillë atëherë Presidenti mund ta mandatojë një person të dytë me procedurën e njëjtë i cili pastaj do të kishte 10 ditë kohë për të votuar kabinetin dhe propozimin e kabinetit qeveritar para kuvendit dhe nëse as në herën e dytë nuk i merr votat e nevojshme atëherë brenda 45 ditësh si është edhe e paraparë me kushtetutë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja”.
Përderisa me 26 dhjetor, Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai është zgjedhur në këtë pozitë në seancën konstituive me 75 vota për, 27 kundër dhe 6 abstenime.