Murati tregon mënyrat për të kontribuar në Fondin e Sigurisë

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar sot mënyrat se si qytetarët mund të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë nga brenda dhe jashtë vendit.

Thesari i Republikës së Kosovës ka hapur një llogari të veçantë bankare për pranimin këtyre fondeve që dedikohen për sigurinë e vendit.

“Tani, kontributet në Fondin e Sigurisë që vijnë nga jashtë vendit mund t’i pranojmë edhe në llogarinë ndërkombëtare si më poshtë (foto 1), kurse ato që vijnë nga brenda vendit mund të përdorin llogarinë e hapur në BQK (foto 2)”, ka njoftuar Murati.

Të ngjashme