Muri ilegal nuk është pjesë e projektit të BE-së, thotë Hoxhiq

Prishtinë | 27 Jan 2017 | 08:22 | Nga

Zyrtarja ekzekutive në komunën e Mitrovicës Veriore, Adriana Hoxhiq, ka thënë se muri ilegal në veri nuk është pjesë e projektit të Bashkimit Evropian për revitalizimin e urës kryesore të lumit Ibër.

Hoxhiq ka treguar për “Epoka e re” se ky projekt parasheh ndërtimin e një muri mbështetës për shëtitoren e paraparë, e jo për murin që është ndërtuar aty.

Ajo nuk ka mundur të flasë për kohën brenda së cilës mund të largohet ky mur, por ka thënë se në të ardhmen do të jetë një zgjidhje, e cila do të jetë fleksibile dhe e pranueshme për të gjitha palët.

Hoxhiq ka thënë se komunitetet që jetojnë në pjesën e veriut nuk janë të interesuar për tensione, aq më pak për ndonjë konflikt të mundshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme