Mallorca e Vedat Muriqit nuk është duke kaluar formë të mirë këtë edicion në kampionatin spanjoll.
Pas 18 xhirove të luajtura, Mallorca ka katër fitore, gjashtë barazime dhe tetë humbje. E zë vendin e 16-të me 18 pikë.
Mallorca të dielën e kaluar u mposht në shtëpi nga Girona me rezultatin 2:1. Golin e vetëm për Mallorcan e realizoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi nga penalltia.
Mallorca synon rezultat pozitiv të dielën në ndeshjen në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos. Kjo ndeshje luhet nga ora 14:00 dhe i takon javës së 19-të të La Ligas.
Vallecano ka një pikë më shumë se Mallorca dhe e zë vendin e 14-të.
Ndërkohë Barcelona, Real Madridi, Atletico Madridi dhe Athletic Bilbao nuk do të luajnë ndeshje kampionale në fundjavë për shkak të angazhimit në Superkupën e Spanjës që po mbahet në Jeddah të Arabisë Saudite. Barcelona në gjysmëfinale e eliminoi Bilbaon, kurse Reali e mposhti Atleticon. Finalja e Superkupës së Spanjës mes Barçës dhe Realit do të luhet do të luhet të dielën nga ora 20:00.
Katër skuadrat ndeshjet e xhiros së 19-të i zhvilluan më 2 dhe 3 dhjetor.
Barcelona kishte fituar 3:1 ndaj Atletico Madridit, kurse Real Madridi kishte fituar 3:0 ndaj Athletic Bilbaos.