Muriqi përfundimisht i Lazios: Javën e ardhshme niset drejt Italisë

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi po përgatitet për një aventurë të re te Lazio, pasi javën e ardhshme pritet të përfundojë kalimin nga Fenerbahce.

Sulmuesi prizrenas do të jetë lojtari më i ri i skuadrës italiane, derisa ajo turke është pajtuar për shitjen e tij.

Shuma e transferimit do të jetë 17.5 milionë euro plus dy milionë bonuse, derisa 5% do t’i mbajë Fenerbahce nga shitja e tij në të ardhmen.

I gjithë operacioni do të realizohet nga agjenti Shkumbin Qormemeti, që është një mik i ngushtë i drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tares.

Agjenti i ishte i pranishëm në stadiumin e Fenerbahces nën pranin e presidentit Ali Koç, për t’i finalizuar detajet e transferimit.

Muriqi është aktualisht në Kosovë, nga aty do të niset për në Stamboll që t’i paketojë gjërat dhe të niset për në Romë.

Reprezentuesi i Kosovës do të jetë sulmuesi kryesor i Lazios, së bashku me Ciro Immobilen, derisa pritet që të shkëlqejë edhe në Serie A.

Të ngjashme