Vedat Muriqi ka qënë futbollisti më i përfolur në Turqi gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi i Kosovës u bashkua me Fenerbahcen nga Rizespor pas një sezoni të shkëlqyer.
Simpati për 25 vjeçarin kanë shprehur edhe skuadrat kundërshtare, shkruan Indeksonline.
Drejtori sportiv i Basaksehir e ka pranuar se Vedat Muriqi është sulmuesi më i mirë në Superligën turke.
“Vedat Muriqi, sulmuesi më i mirë në Turqi”, ka thënë Okan Buruk.
Në sezonin e fundit Muriqi ka shënuar 17 gola për Rizespor, derisa në debutimin me Fenerbahcen realizoi dy gola.