Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, është pritur në takim nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit të deritanishëm me dy institucioneve dhr intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Drejtori Murtezaj, fillimisht ka falënderuar drejtorin Qalaj për mbështetjen e ofruar për ATK-në në çdo kohë kur ka qenë i nevojshëm bashkëpunimi me policinë. Ai me tutje potencoi se shumë aktivitete të ATK-së janë gati të pamundura pa asistimin e Policisë së Kosovës, andaj në mënyrë që të vazhdohet edhe më fuqishëm në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative mbështetja e policisë është e domosdoshme.
Nga ana tjetër, drejtori Qalaj ka ofruar përkrahje të plotë për ATK-në, për të qenë të pakompromis në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive, që ndërlidhen me ekonominë joformale.
Nëpërmes një komunikate shtypi, ATK thotë se është e përkushtuar të parandalojë dhe ta luftojë shmangien tatimore, si dhe çdo vepër tjetër penale që lidhet me tatimet.