Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim Petrit Selimin, drejtor Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i deritanishëm mes ATK-së dhe FMK-së dhe aspektet e bashkëpunimit në të ardhmen në mes dy institucioneve.
Selimi u njoftua për së afërmi me zhvillimet e fundit në ATK dhe ofroj mbështetjen e tij dhe institucionit që drejton në një periudhë afatmesme për administratën tatimore në projektet që lidhen me transparencën.
Nga anën tjetër, Murtezaj e konsideroj si të rëndësishme mbështetjen e projekteve të tilla, duke theksuar se një ndër vlerat tona si institucion i përcaktuar në planin strategjik, është transparenca me qëllimin që të përdorim të gjitha kanalet e komunikimit për të siguruar sa më shumë informata për tatimpaguesit, në mënyrë që ata t’i kuptojnë planet dhe prioritet e ATK-së dhe që të jenë në gjendje të përcaktojnë se çfarë duhet të bëjnë për të përmbushur obligimet e tyre tatimore.