Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka nisur vizitat nëpër biznese, me qëllim të komunikimit të drejtpërdrejtë me to dhe për të parë nga afër vështirësitë me të cilat janë duke u ballafaquar shkaku i pandemisë, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, i shoqëruar nga drejtori i OEK-ut, Berat Rukiqi, kanë vizituar punimet në ndërtimin e qendrës tregtare “Prishtina Mall”.
Këtu, Murtezaj e Rukiqi u informuan rreth vështirësive me të cilat po përballen bizneset shkaku i pandemisë.
Drejtori Murtezaj tha së ATK-ja do të mundohet që brenda kornizave ligjore të ofrojnë mbështetje, në mënyrë që ky recesion ekonomik i krijuar të tejkalohet dhe bizneset t’i ri-kthehen normalitetit të tyre, pasi që qëndrueshmëria e tyre ekonomike është vitale për buxhetin e Republikës së Kosovës.
Ai tutje tha se, si institucion kanë nisur komunikimin me bizneset me qëllim që të krijohet relacion tjetër me bizneset, duke prekur në problemet dhe vështirësitë që ata i kanë në implementim të Legjislacionit Tatimor, si dhe duke ngritur partneritet në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale.
Murtezaj tha se do t’i marrin të gjitha masat e nevojshme brenda kornizave ligjore, që t’i ofrojnë lehtësira dhe eliminim të barrierave të gjitha bizneseve.
“Për neve është kënaqësi që të kemi një komunikim të tillë më një tatimpagues, bashinvestitorë për një projekt kaq të madh me përmasa, e që ne u ndihmuar të nderuar, por po ndihemi shumë të kënaqur. Në këtë projekt pos të mirave në aspektin ekonomik, një të mirë me theks të veçantë vjen edhe nga qasja e investitorëve dhe një qasje që do ta ndihmojë ATK-në që ta shtyjë formalizmin e ekonomisë së vendit”.
“Vet fakti që synimi kryesor i investitorëve është që 100 për qind e investimit të jetë në përputhje me ligjin dhe të jetë i formalizuar, na bën që edhe neve si institucion t’i marrim të gjitha masat e nevojshme brenda kornizave ligjore, që t’i ofrojmë lehtësira dhe eliminim të barrierave”.
Kurse kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se kjo kompani është një nga tatimpaguesit më të mëdhenj në vend dhe se ky investim do të mundësoj krijimin e vendeve të reja të punës, raporton EO.
“Sot vizituam njërin ndër tatimpaguesit më të mëdhenj të këtij vendi dhe jo rastësisht kemi zgjedhur këtë vend, i cili është kompani më shumë partnerë, i cili ka për qëllim një investim më të madhin në vend dhe krejt faza e investimit”.
“Ne po shohim një investim që kompanitë serioze të jenë tatimpaguesit më të mëdhenj, por edhe partner në formalizimin e ekonomisë së vendit”, tha Rukiqi.
Fatmir Zymberi njëri ndër aksionarët në këtë investim, tha falënderoi Murtezajn e Rukiqin për këtë vizitë.
Plani për vizita te bizneset do të vazhdojë të implementohet edhe gjatë ditëve në vijmë, sipas përzgjedhjeve që do t’i bëjë Oda Ekonomike e Kosovës.