Musaj: Vitin e ri akademik do ta fillojmë në objektin e ri

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 11:13 | Nga

Rektori i Universiteti i Mitrovicës ‘Isa Boletini’, Alush Musaj, në përvjetorin e katërt të këtij institucioni arsimor ka treguar se në këtë universitet studiojnë 3200 studentë në 23 programe, përderisa është shprehur i bindur se viti i ri akademik do t’i gjej në objektin e ri modern që po ndërtohet për Universitetin e Mitrovicës.

“Kemi qenë në dy faza shumë të rëndësishme, themelimi i Universitetit dhe ruajtja e njësive akademike që kanë qenë pjesë e Universitetit të Prishtinës, sfidë të cilën mendoj se e kemi kaluar mirë. Po ashtu të arritur tjetër i konsideroj zgjedhjet që janë mbajt në Universitetin e Mitrovicë, të cilat kanë qenë një sfidë të cilën e kemi kaluar shumë mirë, sepse ato mbahen në nivel të studentëve dhe stafit akademik. Po ashtu sfidë të cilën e kemi tejkaluar me sukses ka qenë akreditimi i programeve të reja dhe ri-akreditimi i 18 programeve të vjetra. Por sfidë është mbajtja e mësimit dhe frekuentimi i për çdo ditshëm i studentëve”, ka thënë Musaj për Veriu.info.

Ai ka folur edhe për studentët që studiojnë xehetari dhe degët tjera të cilat pretendojnë punësim në Trepçë.

“E ardhmja e këtyre programeve është e lidhur edhe me zhvillimin ekonomik të Trepçës”.

Musaj, ndër tjerash ka thënë se ky universitet ka arritur disa marrëveshje bashkëpunimi edhe me universitetet e huaja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme