Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas deklaratës së fundit të kreut të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili deklaroi se Grenell iu kishte thënë ta rrëzonin për shtatë ditë Albin Kurtin.
Mushkolaj thotë se LDK-ja duhet të koncetrohet dhe të tregojë se a rrëzoi Albin Kurtin pse shkarkoi Agim Veliun apo pse Grenell ua kishte kërkuar diçka të tillë.
“Përfundimisht LDK duhet me u koncentru: a e pat rrëzu Albin Kurtin se ai e shkarkoi Agim Veliun, apo për shkak se Richard Grenell u dha shtatë ditë afat? Veç ta dimë ku jemi” shkruan Mushkolaj.