Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale të 17 shkurtit.
Mushkolaj ka bërë edhe një prognozë se kush mund të dalë fitues nga ky proces elektoral
Ai theksoi se kryesisht në Kosovë luan rol shumë të madh në zgjedhjet lokale se kush është në pushtetin qendror.
“Se si do të jetë rezultati i zgjedhjeve lokale varet prej shumë faktorëve. Zgjedhjet lokale janë shumë ma specifike se ato nacionale. Vetëvendosje duhet të dëshmojë se fitorja e 14 shkurtit nuk ka qenë rastësi dhe votë ndëshkimi. Për partitë e tjera është me rëndësi t’i ruajnë komunat që kanë, sidomos partitë e vogla”.
“Në Kosovë luan shumë rol se kush e ka pushtetin qëndror kur votohet në zgjedhjet lokale. Çka kemi parë deri tash është se investimet kanë shkuar kryesisht nga pushteti qëndror tek komunat që ato i kanë pasur”, tha Mushkolaj në TV Dukagjini.