Analisti politik, Imer Mushkolaj ka lavdëruar njërin nga kandidatët e listës së AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në emisionin “Debat Plus”, analistët kanë përzgjedhur të preferuarit e tyre në listat partiake, derisa Mushkolaj ka thënë se Dr. Arbër Tolaj është i nevojshëm për Kuvendin e Kosovës, sepse është figurë e përshtatshme.
“Numri 34. Dr. Arbër Tolaj, është një emër i respektuar në rrethin ku punon, si dhe një doktor shumë i njohur në lëminë e tij”, ka thënë Mushkolaj.