Ish-deputetja Ganimete Musliu ka abstenuar në seancën e sotme për shpërndarjen e Kuvendit.
Klan Kosova e ka kontaktuar atë për arsyet e mosvotimit pro për këtë çështje.
“Lidhur me këtë çështje komenti im i vetëm është se: Unë dua të besoj qe Kosova është shtet demokratik”, ka thënë ajo.
Në seancën për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë ka abstenuar edhe bashkëpartiku i Musliut, Zenun Pajaziti, ndërkaq kundër ka dalë Milaim Zeka.
Pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti Thaçi pritet t’i takoj drejtuesit e partive politike për ta caktuar datën e zgjedhjeve.