Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e bindur se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen së shpejti pas shpërndarjes së Kuvendit.
Ajo tha se ky subjekt politik meriton kthimin në pushtet për ta çuar Kosovën në drejtimin e duhur, raporton Klankosova.tv.
“PDK kësaj radhe do të dalë e para, aktiviteti i PDK-së është i dëshmuar. PDK meriton kthimin në pushtet jo për të qenë PDK por për ta drejtuar Kosovën në drejtimin e duhur, sepse fatkeqësisht prejse ne nuk jemi në pushtet Kosova nuk ka parë më ditë të bardha, ka mbetur aty ku e kemi lënë”, deklaroi Musliu.