Musliu e pyet Kurtin prej kujt ka frikë që mban seancën e natës, “përplaset” pak me Haxhiun: Tregom ku gabova

Prishtinë | 05 Mar 2026 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka pyetur kryeministrin Albin Kurtin se nga kush ka frikë që po mban seancën e natës, duke thënë se s’po ndodh asgjë e jashtëzakonshme, por është një përpjekje e Kurtit për të instaluar një sistem totalitar, raporton Ekonomia Online.

“Kisha pasë qejf një përgjigje prej Albin Kurtit, prej kujt po tuten që po mbajnë seancë natën. Kish me qenë me rëndësi, se po duket që po tuten fort sa i përket seancës. Edhe tash kur po flas, s’kam pranuar ftesë për pjesëmarrje në këtë seancë. Na ka ardhur një mesazh: ‘Hajdeni se kemi seancë në ora 20:00’”, tha ajo.

Ajo tha se Kurti po tenton të bëjë një sistem totalitar, ndërsa këtu asaj iu tërhoq vërejtja nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, se mund t’i ndërpritet fjala.

Por ajo tha: “Tregom ku gabova, trego cila fjalë e imja ishte joparlamentare dhe unë kërkoj falje, të lutem.”

Të ngjashme