Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka adresuar pyetje për ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se a ka dijeni për grupin kriminal në veri me emrin “Mjekroshat”, raporton Ekonomia Online.
Ajo tutje tha se a kanë punuar për asgjësimin e këtij grupi, pasi informacionet janë se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.
“Është bërë modë që ministrat të mos na përgjigjen në pyetje. Dua të pyes ministrin Sveçla, se a ka dijeni për që në veri ekziston grupi kriminal ‘Mjekroshat'”, tha Musliu.