Deputetja e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas nisjes së bastisjeve të reja të forcave të EULEX-it në shtëpinë e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.
Musliu ka kërkuar nga EULEX të ndalin provokimet, duke shtuar se si shtet duhet të kemi unitet, përcjell Ekonomia Online.
“Provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot. E neve sot ma shumë se kurr na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim
me një zë si SHTET. Stuhitë na kanë bërë më të fortë dhe kurr s’na kanë poshtruar e ligështuar. Ndali provokimet dhe poshtrimet EULEX sepse historine e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh”, ka shkruar deputetja e Kosovës në Facebook.