Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë thirrje Agjencisë për Menaxhimin e Memorialeve që të rinovojë urgjentisht emrat dhe mbiemrat e të rënëve në Koshare, të cilët janë bërë të palexueshëm, raporton Ekonomia Online.
“U fol nga parafolësit edhe për Kushtetutën e Kosovës, edhe për Kosharen, dy ngjarje të jashtëzakonshme historike. Krizat e shkaktuara çdo ditë krejtësisht të panevojshme na kanë larguar nga hallet e qytetarëve. Dhe unë do ta shfrytëzojë po për betejën e Koshares. Bëj thirrje Agjencinë për menaxhimin e memorialëve që urgjentisht t’i rinovojë emrat dhe mbiemrat e të vrarëve që janë të palexueshëm, nëse ata shkruan me gjakun e tyre historinë dhe lirinë tonë, ne e kemi obligim që emrat e varret e tyre të trajtohen me dinjitet. Të shkruhen drejt e bukur ata emra në gurët e varreve të dëshmorëve të Kosovës. Lavdi”, tha Musliu.
