Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur për rrugëtimin e saj politik.
Ajo tha se investimi më i madh ka qenë në fillim njohja e vetes.
“Investimin më të madh politik që e kam bërë të aktivitetit dhe angazhimit tim, ka qenë në fillim njohja e vetvetes, pranimi i vetvetes dhe puna me vetveten”, tha ajo në Klan Kosova.