Musliu: Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial s’e menaxhuan mirë situatën gjatë pandemisë

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë në RAPORT të KTV-së se mungesa e statistikave tregon se nuk ka pasur menaxhim adekuat, as nga sistemi gjyqësor dhe as nga ai prokurorial.

Ai ka thënë se prej 12 marsit ka pasur vendime të KGJK-së që të punohet me staf të reduktuar.

“Ky vendim ka qenë jo fort i menduar, marrë parasysh specifikat. Si IKD kemi bërë kritika. Një pjesë e madhe e gjyqtarëve kanë mundur të punojnë në një pjesë të madhe të lëndëve dhe të aranzhojnë rastet, duke shmangur grumbull të palëve. Fakti që nuk ka asnjë statistikë tregon se nuk ka pasur menaxhim adekuat dhe nuk dihet çfarë punësh janë kryer”, ka thënë ai.

Ka shtuar se kapacitetet kufizuara kanë ndikuar të mos ketë staf që merret me pjesë të mbledhjes së të dhënave se çfarë është bërë.

Musliu ka thënë se gjyqtarët dhe prokurorët i kanë rrogat më të mira në rajon.

“Por duam që ato vërtetë të meritohet. Edhe në normalitet ka pasur gjyqtarë që nuk i kanë përmbushur normat e tyre dhe i kanë marrë pagat e tyre, e lëre më tani”, ka thënë ai.

E ka përmendur rrezikun e marrjes së lëndëve në shtëpi.

“Ekziston një përgjegjësi lidhur me këtë”, ka thënë ai.

Të ngjashme