Musliu: Kurti në fushatë ishte si një papagall i lazdruar

Prishtinë | 24 Tet 2024 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, ka kritikuar Qeverinë në pushtet për punën që ka bërë gjatë këtij mandati.

Musliu përmendi parullat në fushatat e VV-së, ku thuhej se do t’i arrestojnë hajnat, teksa ka thënë se sot kjo iu ka kthyer në realitet për aktivistët e vet.

“Parullat në fushatën e kaluar zgjedhore hajnat në burg do ta bëjmë Dubravën 12 kat, përsëriste si një papagall i lazdruar nëpër fushatë dhe shquhej në çështjet e popullit që i besonte. Albin Kurtit nuk e kishte për qëllim që të arrestoj hajnat e vet, por kërcënonte dhe tentonte të shantazhonte oponentët politikë, ky ishte skenari i rrenave të Albinit por ja që skenari i fushatës sot po i kthehet në realitet. Po i kthehet në një realitet të hidhur për aktivistët e vet të cilët pa asnjë fije turpi zaptuan në mënyrë të paligjshme pozitat e larta në ndërmarrjet shtetërore dhe jo vetëm. E njëjta tentativë për të shantazhuar kundërshtarët politikë vërehet tash me paralajmërimet lidhur me materialet e sekuestruara në vilën e Radoiçiq dhe çudia është se këto materiale nuk po i publikon” ka deklaruar Musliu në Kuvend.

Të ngjashme