Musliu-Kurtit: Mos ik o frikacak

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musli e ka quajtur frikacak kryeministrin Albin Kurti.

Sapo Musliu doli në foltoren e Kuvendit, Kurti doli nga seanca, raporton Demokracia.com.

Kjo bëri që deputetja Musliu t’i drejtohet: Rri këtu. Mos ik o frikacak.

Pas kësaj reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili me shaka i tha deputetes që të mos e kërcënojë kryeministrin.

“Gane mos ma kërcëno kryeministrin.”, tha ai

Kuvendi i Kosovës është duke debatuar rreth çmimit të energjisë elektrike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme