Deputetja Ganimete Musliu ka thënë në seancën e sotme të Kuvendit se Strategjia e Sigurisë është e mangët.
Sipas Musliut, në këtë Strategji thuhet se ekziston mundësia e shndërrimit të shërbimit ushtarak në obligativ, teksa nuk ka përputhje me deklaratën e ministrit Mehaj, i cili kishte thënë se nuk do të ketë një gjë të tillë.
“Gjuha deskriptive e përdorur në këtë dokument tregon shterpësinë e artikulimit të qartë të sfidave dhe nevojave të Kosovës në fushën e sigurisë por edhe mungesën e hapave konkret që shteti i Kosovës do të duhej t’i kishte parasysh në rrethana të caktuara alternative”, deklaroi Musliu.
“Kjo strategji nuk ka ndonjë plan për t’u anëtarësuar në NATO dhe për të ju qasur shteteve mosnjohëse në mënyrë që të arrihet kjo objektivë jetike për shtetin e Kosovës” shtoi deputetja e PDK-së.
“Kerkoj urgjentisht nga Kryeministri Albin Kurti që të ndërhyjë dhe ta ndalë demotivimin e ushtarëve dhe policve.
Morali i ushtarit dhe policit në Kosovë ka rënë për toke.”