Musliu: Në një seancë shkarkoni të gjitha bordet, e keni harruar shahadetin e Vetëvendosjes

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 11:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar deputetëve të LVV-së në seancën e sotme të Kuvendit, duke thënë se të njëjtit në fjalimet e tyre sot harruan të tregojnë se dolën të parën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ju e keni harruar shahadetin e Vetëvendosjes, urime 14 shkurtin, fitorja e juaj plebishitare. Jeni shumicë, e kjo është e vetmja e vërtetë në të gjitha arsyetimet e juaja”.

Ajo i ka propozuar Vetëvendosjes që të thërrasin një seancë ku do të shkarkonin të gjithë bordet.

“Thirrni shkarkoni bordet krejt në një seancë, Kosova është përballë edhe ma herët me veprime të tilla, ju e dini në regjime edhe ma herët. Janë këtu disa më të moshuar se ne edhe e dinë çka ka ndodh në viten e 80. Mos hupni kohë, thirrne ni seancë të veçantë, shkarkoni të gjitha bordet, nuk keni fakte nuk keni argumente. Arsyetimi juaj i vetëm janë votat që keni në Kuvend”.

Të ngjashme