Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se ligji për çmimin tavan në formën aktuale nuk ofron zgjidhje për barrën ekonomike të qytetarëve.
Ajo ka thënë edhe se, tani do të duhej të kishte projektligj që ulë çmimet përmes uljes së TVSH-së.
‘‘Projektligji për rregullimin e çmimeve, në formën aktuale nuk ofron zgjidhje reale për barrën ekonomike që po përballojnë qytetarët çdo ditë. Ky projektligj nuk parasheh ulje të TVSH’së, nuk trajton akcizën dhe nuk ndërhyn në kostot bazë që ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet përfundimtare. Ky ligj hap rrugë për ndërhyje selektive dhe potencialisht të padrejtë në treg. Duke u dhënë institucioneve të gjëra për të vendosur mbi çmimet. Krijohen hapësirë që të favorizohen kompani të caktuara, sidomos ato me lidhje të afërta me pushtetin, kjo e minon besimin e qytetarëve në institucionet tona. Ne do të duhej të kishim projektligj që ulë çmimet përmes uljes së TVSH dhe të fokusohemi në masa konkrete, lehtësim fiskal, rritje të konkurrencës në treg dhe mbështetje për prodhimin vendor. Qysh more nuk po ju vjen marre me thanë këtë ligj e këna inicu para 6 viteve, po për çfarë paaftësie po folni pash nji zot’’, ka thënë ajo mes tjerash.