Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar pamjet e një minatori të lënduar i cili ka 3 muaj që nuk ka marrë pagë.
Musliu, përmes një postimi në facebook i është drejtuar qeverisë si kriminale.
“Ky minator i lenduar në minieren e Trepçes ka tre muaj që s’ka marrë pagë. Ama me rëndësi është qe Albin Kurti e Qeveria i ka shpallë luftë e i ka qitë gjoksin Amerikës e krejt Evropës. Qeveri Kriminale”, ka shkruar ajo në postim.