Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas takimit që kryediplomatja kosovare Donika-Gërvalla Schwarz kishte zhvilluar me homologun e saj nga Palestina, Riyad Al-Maliki, e të cilin vetë Gërvalla e kishte mbajtur të fshehur.
Musliu-Shoshi ka thënë se ministrja Gërvalla duhet të tregojë se cila ka qenë përgjigja e saj ndaj kërkesës së Al-Malikit të Palestinës, që Kosova të zhvendos ambasadën nga Jerusalemi në Tel Aviv në rast se dëshiron të ketë raporte me Palestinën.
Reagimi i plotë:
Cicërimat e diplomacisë së heshtur të Ministres Gërvalla-Schëarz!
Në raportimin e fundit të Ministres së Punëve të Jashtme para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme dëgjuam deklaratën e të bërit diplomaci të heshtur. Në këtë kuadër, me siguri llogaritet edhe takimi i saj me homologun e saj palestinez z. Al-Maliki. Nëse e lexojmë postimin e ministrit palestinez e kuptojmë deri dikund heshtjen e Donikës, e megjithatë duhet t‘i shtrojmë një pyetje ministres tonë: Cila ishte përgjigjja e saj në kërkesën e Palestinës për heqjen e Ambasadës së RKS-së nga Jerusalemi?
Ministri palestinez ia konfirmon Donikës edhe miqësinë e ngushtë me Serbinë. Duke e ditur që qendrimi i Palestinës gjithmonë ka qenë kundër pavarësisë sonë, Donika e ka për obligim ta njoftoj opinionin publik për takime të tilla, diskutimet në to dhe pritshmëritë nga të tilla takime.
Por, ja që Donika heshtë e homologu i saj e deklaron publikisht takimin, duke e pasqyruar vetëm verzionin e tij.
Donikë, kjo nuk është diplomaci e heshtur, kjo çfarë po bënë ti është diplomaci regresive pasojat e së cilës shteti jonë gjatë do të i vuaj!