Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Sot kur në Kuvend në kuadër të seancës së parë bëhet shqyrtimi i Projektligji për Pagat e Zyrtarëve Publikë dhe Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, Musliu ka kritikuar pozitën.
Ajo tha se sot është dashur që sindikata e punëtorëve t’i nxjerrin të gjithë punëtorët në rrugë.
Sipas Musliut, në Kuvendin e Kosovës sot me votën e Vetëvendosjes po rrënohet sistemi i administratës shtetërore.
Postimi i plotë:
Po kërkoni Opozite konstruktive, ja ku e keni.
Sot është dashtë sindikatatë e punëtoreve ti nxjerrin të gjithë punëtoret në rrugë.
Sot në Kuvendin e Kosovës me votën e VV-së po rrënohet sistemi i administrates shtetërore.
Sot po zyrtarizohet diktatura!
Nesër është tepër vonë!