Musmurati: Me dashuri do të vazhdojmë shërbimin për Prishtinën

Prishtinë | 12 Shk 2024 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Ish drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, pas prishjes së koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se do të vazhdojë të shërbejë për Prishtinën.

Musmurati, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, i ka konsideruar “ditë përmbushëse”, ato të cilat kanë qenë në shërbim si drejtore e Arsimit në Prishtinë.

“Çfarë kënaqësie me i pa fotot në telefon të ditëve më përmbushëse të jetës sime, atyre të shërbimit si Drejtore e Arsimit në Prishtinë.

Takime të përzemërta me nxënës, mësimdhënës, prindër e drejtorë shkollash. Përurime të shkollave të reja, fillim ndërtimesh, orë të kodimit, renovime pa fund, orë të leximit, yoga me fëmijë, dollapë të rinj, bibloteka të reja, trajnime të ndryshme, rekrutime meritore, kabinete të reja, e në mes, shumë përqafime e ngrohtësi.”

Postimi i plotë:

FALEMNDERIT PRISHTINË! ❤️

Ka ditë që po mbledh copëza të kujtimeve për të bërë një postim lamtumirës e falenderues për komunitetin arsimor të Prishtinës. Çfarë kënaqësie me i pa fotot në telefon të ditëve më përmbushëse të jetës sime, atyre të shërbimit si Drejtore e Arsimit në Prishtinë.

Takime të përzemërta me nxënës, mësimdhënës, prindër e drejtorë shkollash. Përurime të shkollave të reja, fillim ndërtimesh, orë të kodimit, renovime pa fund, orë të leximit, plan të sigurisë, yoga me fëmijë, dollapë të rinj, kamera në shkolla, psikologë të rinj, biblioteka të reja, trajnime të ndryshme, rekrutime meritore, kabinete të reja, e në mes, shumë përqafime e ngrohtësi.

Falemnderit Prishtinë për mundësinë e dhënë! Jam mundu ta kryej detyrën me shumë përkushtim, dashuri e pozitivitet.

Falemnderit stafit të mrekullueshëm të Drejtorisë së Arsimit, asambleistëve, mësimdhënësve, drejtorëve, prindërve e nxënësve që më mbështetën në çdo hap e që bashkë e ringjallëm arsimin në Prishtinë.

Siç e kam thënë gjithmonë: Nuk do të ankohemi e nuk do të shohim mbrapa, por me dashni do të vazhdojmë shërbimin për Prishtinën!

Të ngjashme