Musonet kanë shkaktuar vdekjen e 1,200 personave këtë vit në nënkontinentin indian, që përkon me një sezon shirash nga qershori deri në shtator, sipas shifrave zyrtare.
India me 1,25 miliard banorë është më e prekura, me më shumë se 1,000 të vdekur.
Përmbytjet kanë prekur më shumë pjesën juglindore të vendit dhe kanë shkaktuar shpërnguljen e mijëra personave.
Vitin e kaluar, musonet kishin shkaktuar vdekjen e 667 personave në Indi.
Të paktën 87 persona kanë vdekur në Nepal dhe 24 të tjerë në Sri Lanka.