Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa,në tubimin e mbajtur në Gjilan tha se fitorja e Lutfi Hazirit është fitore e të gjithë qytetarëve të Gjilanit.
“Qeverisja e LDK-së dhe kryetarit Lutfi Haziri, e ka rithyer Gjilanin dhe Anamoravën në skemat e investimeve”.
“Autostrada që do ta lidh Gjilanin me Prishtinën e me Luginën e Preshevës është meritë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rezultat i këmbënguljes së Lutfi Hazirit”.
“Lutfi Haziri e ka mbrapa krejt Lidhjen Demokratike të Kosovës, forcën më të madhe politike të Kosovës, për ta mbrojtur projektin e autostradës. Nuk do të ketë forcë që e ndal realizimin e këtij projekti”.
Ai ka shtuar se asnjëherë sa këto 4 vjet të qeverisjes së Lutfi Hazirit dhe LDK-së nuk ka pasur investime në Gjilan.
“Kryetari Lutfi Haziri dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë të vendosura për ta vazhduar qeverisjen e mirë, transparente dhe zhvillimore të Gjilanit”.
“Prandaj, ballëhapur u kërkojmë votën gjilanasve për kryetarin e tyre. Sepse Luta ka platformën më të mirë qeverisëse të zhvillimit ekonomik të Gjilanit”, kështu ka thënë Mustafa në takimin përmbyllës të LDK-së në Gjilan.