Mustafa: Berisha ishte figurë emblematike e frymëzuese e Anamoravës

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 12:08 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Berisha pas ndarjes nga jeta të Rexhep Berishës, veprimtar i dalluar dhe babai i Heroit të Kosovës, Nuhi Berisha.

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:

E nderuara Familje Berisha,

Me dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Rexhep Berisha.

Duke qenë babai i Nuhi Berishës, njërit prej heronjve më të mëdhenj të Kosovës në luftën për liri, Rexhep Berisha ishte njëkohësisht figurë emblematike e frymëzuese e Anamoravës dhe Kosovës në përpjekjet e popullit të Kosovës për realizimin e synimeve kombëtare.

Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për Familjen Berisha, për Gjilanin e më gjerë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën Familja Berisha kontribuoi aq shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme