Mustafa i bie pishman për statusin e tij në Facebook

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 09:12 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa është sqaruar për statusin e para gjysmë ore. Ai ka sqaruar ironinë e tij për argumente shkencore të ekspertëve në debatin e 3 gushtit për demarkacionin, ndërkaq ka pohuar se mbi Pakon e Ahtisarit kemi shpallur pavarësinë.

Mustafa ka thënë se e vlerëson lartë opinionin shkencor të profesorit Mark Weller, por nuk i vlerëson argumentet e ekspertëve kosovarë.

“Unë e vlerësoj shumë opinionin e profesorit Marc Weller. Por nuk i vlerësoj argumentet “shkencore” të atyre që në tryezën e 3 gushtit merreshin me këngë malazeze dhe thonin se Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran.

Që nuk është Bibël dhe Kuran e dimë, por pavarësinë e kemi shpallur mbi këtë Pako dhe jemi betuar me Deklaratë të Pavarësisë që do ta respektojmë. Prandaj nuk ka nevojë të keqinterpreto-hem”, ka shkruar Mustafa në sqarimin e tij.

Statusi paraprak i Mustafës:

Ende pa e lexuar dhe pa e studiuar mire, disa filluan ta shpallin të pabesueshëm opinionin e profesorit dhe studiuesit me renome botërore, Marc Weller. Natyrisht se kanë të drejtë, sepse profesori Weller, besoj kurrë ne jetën e tij, nuk ka marrë pjesë në një tubim ‘shkencor’ si ai i dt. 3 gusht 2016.

Nuk më dhimbset shumë profesori Weller që nuk pati rast të dëgjojë dhe të mësoj nga argumentet “shkencore” por më dhimbset akademik Hivzi Islami, që me-gjithë durimin dhe përkushtimin e tij për të kontribuar në atë takim, në vend se të vlerësohej dhe të respektohej, u atakua me disa sjellje huligane.

Veç edhe Marc Welleri na paska munguar ti tregojmë se “ od Çakora pa do mora to je nasha Crna Gora” (kënga, nga Çakori deri në det, ky është Mali ynë i Zi) dhe se “…Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran”.

Argumente shkencore, se s’ka mahi!

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme