Ekonomia Online
FUNDIT

Mustafa dhe deputetët e LDK-së mblidhen në selinë e partisë

Mustafa dhe deputetët e LDK-së mblidhen në selinë e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk kanë treguar se çfarë agjende kanë, apo nëse do të mblidhen organet e partisë siç edhe është folur për të diskutuar lidhur me marrëveshjen me LV-në, raporton Ekonomia Online. Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dalë kreu i partisë Isa Mustafa. Në selinë e Lidhjes Demokratike […]

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk kanë treguar se çfarë agjende kanë, apo nëse do të mblidhen organet e partisë siç edhe është folur për të diskutuar lidhur me marrëveshjen me LV-në, raporton Ekonomia Online.

Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dalë kreu i partisë Isa Mustafa.

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur edhe disa nga deputetët e kësaj partie ku pritet të diskutohet për situatën e fundit në lidhje me koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

LDK-ja i ka përcjellë dje edhe një herë ofertën që e kishin bërë edhe në takimin e fundit, ku kërkohen ministritë 5+5, kryeparlamentari që do t’i shkonte pastaj LV-së nëse Lidhja Demokratike e merr presidentin.

Të ngjashme