Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell.
Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset tjera të rëndësishme.
Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.
Kryetari Mustafa, po ashtu, e njoftoi për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e fundit lokale dhe angazhimin e LDK-së më tutje për t’i çuar përpara proceset për integrimet evropiane.
Kryetari Mustafa dhe Ambasadori Ruairi O’Connell, biseduan edhe për çështjet tjera me rëndësi vitale për Kosovën, thuhet në fund të njoftimit nga LDK.